sfondo2
sfondo2
sfondo2

blue point trasp

Blue Point 

di Morandi Roberta

Ku ndodhemi

Kontaktet

sberleffo-white
sberleffo-white
sberleffo-white


Telefoni (+39) 0171 324442
Celular (+39) 333 4990827
info.bluepoint.cn@gmail.com
P. IVA  03886970049 
PEC morandiroberta@pec.it

ORARI I HAPJES

Mëngjesi: me termin
Pasdite: 14:00 - 18:30
Die: Mbyllur

Via XXVIII Aprile 19

 12100 Cuneo (CN) - Italy

blue-point-presentazione-grafiche_pagina_05.jpeg

facebook
telegram
whatsapp

ÇFARË JANË

Përkthimet e certifikuara 
ose nën betim 
 

tw-12

Përkthimet e certifikuara ose nën betim janë përkthimet që zyrtarizohen nëpërmjet një betimi të dhënë para një funksionari publik si: kancelari i gjykatës, gjyqtari i paqes ose noteri, me të cilin përkthyesi betohet se e ka përkthyer mirë dhe me besnikëri tekstin në fjalë ,me qëllimin e vetëm për të bërë të ditur të vërtetën.
 

SPECIFIKIMET
Sipas ligjit, është personi që kryen përkthimin ai që duhet të bëjë betimin para Autoritetit kompetent. Vulat duhet të përkthehen dhe nënshkrimet duhet të raportohen, nëse nuk janë të qarta ose të pa lexueshme, duhet të specifikohet: vulë e pa lexueshme, nënshkrim i pa lexueshëm; fotografitë dhe vulat e ndryshme të vendosura në dokument duhet të përmenden nga përkthyesi (p.sh. fotografia e të interesuarit, pulle  ..., etj.). Nevojitet : dokumenti origjinal (ose kopje e vërtetuar e origjinalit), përkthim, deklaratë e betimit dhe një pullë tarife (16,00 €) çdo 100 rreshta në 4 faqe duke përfshirë deklaratën e betimit. Në Gjykatën e Cuneo-s mund të bëjnë betimin vetëm përkthyes të regjistruar në Dhomën e Tregtisë ose në listën e përkthyesve të Gjykatës.

sfondo2

PËRGJEGJËSIA
Nëpërmjet betimit, përkthyesi merr përgjegjësi, qoftë edhe penale, për atë që ka shkruar. Betimi dhe legalizimi janë procedura të domosdoshme për t'i paraqitur çdo dokument një autoriteti, organi ose Enti zyrtar në një gjuhë të ndryshme nga ajo origjinale.

sfondo